Morata “tradhton” Milan, por De la Fuente e fton te Spanja: Ka një protokoll…
Alvaro Morata nuk do të jetë në dispozicion të Milan për takimin e fundjavës kundër Cagliarit, por sulmuesi është grumbulluar nga Spanja. Trajneri De la Fuente sqaroi se gjendja e tij do të monitorohet në vijim, gjithnjë duke respektuar protokollin mjekësor:
“Ka marrë një goditje të fortë, por tani është më mirë. Gjithsesi, ka një protokoll, nëse nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e parë do të jetë gati për të dytën”, u shpreh De la Fuente.
Spanja do të përballet me Danimarkën më 15 nëntor, ndërsa tre ditë më pas do të luajnë kundër Zvicrës.
()