Fri, Nov 22, 2024

“Unë do shërohem…”, 13 vjeç rrezikon jetën nga sëmundja e rëndë, historia e trishtë e Albjonës

  • PublishedNovember 8, 2024

Albjona, 13 vjeç, brenda një kohë të shkurtër u përballë me një sëmundje që po i rrezikon jetën.

Babai i saj, Ardjani, tregoi historinë e trishtë në studion e “Për shqiptarët”, mes dhimbjes dhe shpresës se vajza e tij do të luftojë Leuçeminë. Brenda një dite, fatmirësisht, shuma e nevojshme për mjekimin e saj është mbledhur.

Historia e Albjonës

Pak kilometra larg Shkodrës, në një fshat malor, u lind e u rrit Ardjani, si fëmija më i vogël i një familje të madhe me 2 vëllezër e 2 motra.

Ardjani ishte i vogli i shtëpisë, e siç zakonisht e do tradita, ai që do të jetonte me prindërit e do të kujdesej për ta derisa të kishin jetë.

Përfundoi shkollën 8 vjeçare e më pas mori rolin e një çobani, që kujdes për ato pak  bagëti që kishin blerë, për të siguruar bulmetin, e hera herës për t’i shitur në rastet kur iu duheshin para.

Ai zgjodhi të mos emigronte, edhe pse ishin në kushte të vështira, për të mos i lënë vetëm prindërit e tij. 17 vite më parë, në një fshat pak më larg vendit ku jetonte, njohu Dhuratën, me të cilën u martua disa muaj më vonë.

Dhurata erdhi nuse në një shtëpi të varfër, por të pastër e më njerëz të mirë. 1 vit pas martese erdhi në jetë djali i tyre i parë, që e quajtën Ajmir e 3 vite më vonë vajza e tyre Albjona.

Tani që ishin më shumë persona në familje, puna si çoban nuk mjaftonte për të përballuar shpenzimet dhe Ardjani vendos ti shesë dhëntë e të nis punë në ndërtim.

Shkonte sa herë e thërrisnin e si ka thënë kurrë jo punës, duke u  munduar që të paktën familja të mos vuante për të ngrënë, sepse më tepër nuk ka mundur tu siguronte.

Me prindërit e moshuar që jetonin në shtëpi me ta, ekonomia rëndohej kur sëmureshin e kishin nevojë për ilaçe, të cilat me pensionet kooperative që merrnin e kishin të pamundur t’i përballonin. Dhurata nuk mund të punonte se prindërit kishin nevojë për kujdes, kështu që e gjithë përgjegjësia e familjes rëndonte mbi Ardjanin.

Ardjani thotë se e vetmja gjë që ka uruar e shpresuar ishte që fëmijët të ishin mirë me shëndet, sepse në të kundërt nuk do mundej dot ta përballonte.

Fëmijët e tij sot 16 dhe 13 vjeç nuk kanë kërkuar kurrë asgjë nga prindërit. Ardjani thotë se përveç rrobave për shkollë, nuk ka mundur dot t’iu blejë asgjë tjetër. Fëmijët e mi thotë ai, përveç oborrit të shtëpisë, nuk kanë mundur dot të udhëtojnë diku.

Dhe pse pak kilometra larg bregdetit të Shëngjinit, ata nuk e kanë ndjerë kurrë aromën e detit, nxehtësinë e rërës, nuk kanë shkuar në mal e në qytete të tjera përveç fshatit ku jetojnë.

Nuk kanë kërkuar kurrë diçka, sepse e dinë që prindërit nuk kanë mundësi t’ua blejnë. Kur shokët ose shoqet i ftojnë për të dal ata sajojnë arsye për të mos shkuar.

E vetmja gjë që Ardjani nuk i ka lënë kurrë pa i blerë, kanë qenë torturat për ditëlindje. Ashtu siç do të përgatitej për të blerë tortën e 13-të për të bijën e tij Ardjanën, gëzime që sonte i duken të largëta.

Dy  muaj më parë, teksa kthehej nga shkolla, Ardjana ankohej se kishte dhimbje të kyçeve, të shpinës, ndihej e lodhur, por prindërit mendonin se ishte prej çantës që rëndonte, prej rrugës që bënte deri në shtëpi, prej kujdesit për gjyshen e moshuar.

Por Arjdana nisi të ankohej edhe më shpesh, derisa një ditë humbi edhe ndjenjat.

Ardjani ishte në punë në qytet, kur i biri e telefonon duke i kërkuar të shkojë në shtëpi, sepse motra nuk ishte ndjerë mirë në shkollë. Ardjani merr një taksi, me rrobat gjithë llac e pluhur, niset për në fshat.

Merr vajzën e të shoqen e shkojnë menjëherë në spital. Albjona dukej e zbehtë në fytyrë, ecte duke u mbajtur tek prindërit, sepse fuqitë i mungonin. i bën analizat e gjakut të cilat për mjekët në Shkodër ishin tejet shqetësuese.

Ata kërkuan ambulancën dhe nisën menjëherë Albjonën 13 vjeçare për në spitalin e Tiranës.

Ardjani thotë se momenti kur ka parë të bijën bashkë më të shoqen, duke u futur në ambulancë, nuk i ka mbajtur dot lotët. Ai u nis pas tyre, i shoqëruar me makinë nga një afërm. Gjatë rrugës thuajse nuk fliste. Mendja I rrinte tek vajza, ç’ishte kjo që i ndodhi? I ishte dukur gjithë kohën e fortë, e shkathët, plot energji, e papritmas iu duk aq e vogël, e pafuqishme, e që tani kishte nevojë për kujdesin e tyre.

Në Shkodër gjithë ankth priste i vëllai me gjyshen e moshuar, të cilët nuk kuptuan se ç’po ndodhte. Pasi arritën në Tiranë, prindërit nga fytyrat e mjekëve kuptonin se diçka nuk po shkonte mirë.

Derisa një prej doktoreshave i thërret në zyrë për t’i dhënë një lajm që nuk arritën  dot mirë ta kuptonin.

Mjekja i tha se e vogla e tyre kishte Leuçemi, një sëmundje që prindërit e kishin dëgjuar por se kishin të qartë se çfarë do të thoshte. Teksa mjekja i shpjegonte atë çfarë i priste, kalvarin e gjatë të mjekimeve, kimioterapitë që do të duheshin me shpresën se gjithçka do të shkonte mirë, prindërit u përhumbën. Nuk mbanin mend më as gjysmën e atyre fjalëve, por bën vetëm një pyetje: A do të jetojë? Dhe mjekja i tha: Shpresojmë që mund t’ia dalë.

Bota u shemb. Nga një familje e varfër por të lumtur me pak, u kthyen në një familje të ndarë copash, me halle që as i kishin imagjinuar kurrë.

Prej 1 jave Ardjani dhe Dhurata qëndrojnë në Tiranë. Ndërsa djali kujdeset për gjyshen e sëmurë në fshat.

Në dhomë me të bijën rri bashkëshortja, ndërsa Ardiani nuk ka mundësi te paguaj një dhome ne hotel. Kur bie nata, qëndron mbrëmjeve me rojen e spitalit, shëtit korridoreve për të kaluar kohën, e kur ora shkon 3 e mëngjesit, e lodhja e mund, pak hapa më larg godinës ndodhet një stol, tek i cili merr batanijen që ka sjell nga Shkodra, shtrihet e mundohet të flejë.

Ka kaq netë që gjumin e bën të trazuar, në kokë ka qindra mendime, por çdo herë para se të mbyllë sytë, e menjëherë sapo i hap, Ardjani ka vetëm një lutje.  “Që Albjona 13 vjeçare të mund të jetojë, e të gëzoj sërish shëndet”.

Ta presë krahëhapur kur kthehet nga puna, të bëjnë lojrat që luajnë të dy, të ulen të gjithë rreth tryezës në shtëpinë e varfër por të ngrohtë, e që në dhjetor kur ajo të ketë ditëlindjen, të jetë me ta në shtëpi, të ketë lënë dhomën e spitalin, ti urojnë shumë urime duke fryrë qirinjtë e duke uruar vetëm të ketë shëndet.



AlbaniaWeb.net