Sat, Nov 16, 2024

Dëmtimi i Bares, tekniku i Zaragozës tregon situatën: Nuk është gati të luajë për Shqipërinë

  • PublishedNovember 9, 2024

Keidi Bare u grumbullua nga Shqipëria, por aktivizimi i tij në ndeshjet e nëntorit duket mision i vështirë, pasi mesfushori është i dëmtuar. Në konferencë për shtyp, trajneri i Zaragozas, Viktor Fernandez, foli pikërisht për situatën e Bares.

“Mendonim se ndoshta do të kthehej Keidi Bare, por nuk ka bërë asnjë stërvitje me grupin. Situata me gjurin e tij po përmirësohet, por jo për të qenë pjesë e Shqipërisë për takimet e radhës”, tha trajneri Fernandez.  Kujtojmë se Bare po luan sezonin e parë te Zaragoza (La Liga 2).

(J.S/)


AlbaniaWeb.net