Sat, Nov 23, 2024

Përforcohet pozicioni i Netanyahut, fitorja e Trump rrit shanset që kryeministri izraelit të mbetet në pushtet deri në 2026-ën

  • PublishedNovember 9, 2024

Benjamin Netanyahu do të qëndrojë në pushtet në Izrael deri në zgjedhjet e parashikuara në 2026 dhe ndoshta edhe më gjatë, pas një jave të trazuar në të cilën politikani veteran 75-vjeçar shkarkoi me sukses ministrin e tij të mbrojtjes.

Pozicioni i ri i përforcuar i Netanyahut mund të çojë në intensifikimin e mëtejshëm të fushatës së Izraelit në Liban dhe në zgjatjen e konfliktit në Gaza, frikësohen kritikët edhe pse presidenti i ardhshëm i SHBA Donald Trump ka thënë se dëshiron t’i japë fund të dyja luftërave me shpejtësi.

Shumë vëzhgues janë habitur nga qëndrueshmëria politike e Netanyahut , i cili fajësohet nga shumica e izraelitëve për dështimet që lejuan Hamasin të nisë sulmet e tij të përgjakshme në Izrael tetorin e kaluar, duke vrarë rreth 1200 dhe duke marrë më shumë se 250 pengje.

“Ai nuk i mbyll sytë kurrë. Ai ka një busull të brendshëm dhe e ndjek atë pavarësisht se çfarë po ndodh rreth tij”, tha profesoresha Tamar Hermann, bashkëpunëtore e lartë në Institutin e Demokracisë në Izrael . “Njerëzit po bërtasin dhe po protestojnë, por ai bën atë që mendon se është më e mira. Kritikët thonë se çfarë është më e mira për të. Admiruesit thonë atë që është më e mira për vendin.”, shton ajo.

Shumë në Izrael e shihnin Yoav Gallant, ministrin e rrëzuar të mbrojtjes , si zërin e vetëm të moderuar në qeverinë më të djathtë që vendi ka pasur ndonjëherë, por shkarkimi i tij javën e kaluar shkaktoi vetëm protesta të kufizuara.

Të premten, Gallant ia dorëzoi zyrtarisht Israel Katz-it, ish-ministrit të jashtëm dhe një besnik të Netanyahut.

 



AlbaniaWeb.net