Fri, Nov 15, 2024

Shkarkoi kontejnerë me mbetje të dyshuara toksike, anija “Moliva” lë portin e Durrësit, niset drejt Italisë

  • PublishedNovember 9, 2024

Pas përfundimit të operacionit të shkarkimit dhe skanimit të 102 kontejnerëve me mbetje të dyshuara toksike, anija turke “Moliva” ka lënë portin e Durrësit dhe është nisur drejt portit italian Gioia Tauro, ku do të vazhdojë normalisht aktivitetin e saj transportues.

Operacioni i koordinuar i autoriteteve shqiptare i dha fund qëndrimit të gjatë të anijes në Shqipëri, një periudhë që u shoqërua me procedura të hollësishme sigurie dhe kontrolli. Ndërkohë ngarkesa me mbetje u depozitua në venddepozitimin e krijuar në kohë rekord në periferi të qytetit bregdetar, në Spitallë, në afërsi të EkoParkut, rrugës për në Sektorin Rinia.

Venddepozitimi i sapokrijuar ku ndodhen rreth 2100 mbetje të metalurgjikut është nën administrimin e AAPSK dhe nën monitorim të plotë të kamerave dhe policisë.



AlbaniaWeb.net