Sun, Nov 24, 2024

Kanye s’është prezent si baba, Kim Kardashian flet për vështirësitë si nënë single

  • PublishedNovember 10, 2024

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Kim Kardashian postoi një citim që bëri jehonë të thellë me ndjekësit e saj:

Pjesa e trishtuar e mëmësisë është se po rrit të vetmin person pa të cilin nuk mund të jetosh… që të jetë në gjendje të jetojë pa ty. “

Ky citim lidhet drejtpërdrejtë me vështirësitë që Kim po has në jetën e saj private si një nënë single, që pas ndarjes së saj nga Kanye West.

Një burim i afërt me Kim komentoi se ylli i realitetit televiziv është një nënë beqare, pasi, pavarësisht se ka ndihmë në shtëpi, si dado dhe staf mbështetës, përgjegjësia për të menaxhuar gjithçka bie kryesisht mbi të.