Wed, Nov 13, 2024

U ekstradua një ditë më parë nga Spanja, Gjykata e Posaçme vendos vazhdimin e masës “arrest në burg” për Leonard Luzin

  • PublishedNovember 10, 2024

U ekstradua një ditë më parë nga Spanja, Gjykata e Posaçme vendos vazhdimin e masës “arrest në burg” për Leonard Luzin.

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 09.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal, në zbatim të nenit
248 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Leonard Luzi”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet 248, 228, 229, 230, dhe 245 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 136, datë 10.11.2024,
vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj të
pandehurit Leonard Luzi (alias Zejno, alias Sejno), me vendimin Nr. 11, datë 05.02.2024, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar.

2. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore, për ekzekutimin e këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi, në Gjykatën e Posaçme të
Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.



AlbaniaWeb.net