Sun, Nov 24, 2024

Vetingu, 130 të rrëzuar në Strasburg/ Gjyqtarë dhe prokurorë të pakonfirmuar i janë drejtuar Gjykatës Europiane

  • PublishedNovember 10, 2024

6609 shtetas shqiptarë u ankuan dhe dërguan shkresa pranë Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilët i akuzuan si të korruptuar, të njëanshëm por edhe treguan pasuritë e tyre të fshehura.

Teksa llogaritet që Vettingu në KPK të përfundojë para afatit të fund dhjetorit , siç mëson TCH denoncimet e qytetarëve po orientohen drejt Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do të vijojë të shqyrtojë ankimimet e të pakonfirmuarve në detyrë, ose kundërshtimet e vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM.

Shkalla e parë e Vettingut konfirmoi për TCH se nga nisja e seancës së parë në 2018 janë shpallur 802 vendime , ndërsa kanë mbetur pa u kontrolluar edhe tre njerëz të drejtësisë dhe konkretisht një gjyqtar dhe dy ndihmës ligjore.

370 u konfirmuan në detyrë dhe 267 rezultojnë të shkarkuar nga detyra. Por ndërsa mes të konfirmuarve pata që u kërkua shkarkimi i tyre në apel, KPA që ka rolin e gjykatës kushtetuese në Shqipëri për Vettingun ju drejtuan të gjithë të shkarkuarit

Këtu në gjykatën e Strasburgut kanë dorëzuar ankim 130 gjyqtarë dhe prokurorë të pakonfirmuar në detyrë, për të cilët procesi i trefishtë ju gjeti probleme me pasuritë dhe pastërtinë e figurës

Dosjet e të shkarkuarve që pretendojnë proces të parregullt janë nën shqyrtim. Në pesë vite Strasburgu ka shpallur shtatë vendime, që në pjesën dërrmuese I japin të drejtë vettingut

Megjithatë mes shtatë vendimeve është shpallur vetëm një vendim për kthim në detyrë dhe ai është për prokuroren Antoneta Sevdari e cila fitoi dhe për të cilën Strasburgu e quan “procession disprpocional” për këtë arsye shteti shqiptar u gjobit nga Strasburgu.

Me mbylljen e procesit të vettingut në KPK,  mbaron edhe mandati i komisionerit publik që do të zëvendësohet në Apel nga SPAK i mbështetur nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Procesi i Vettingut përfundon në dhjetor dhe beteja tjetër do të zhvendoset këtu në Strasburg.



AlbaniaWeb.net