Fri, Nov 15, 2024

Aktori i njohur rrëfen njohjen me bashkëshorten: Prindërit s’donin

  • PublishedNovember 12, 2024

Aktori i mirënjohur, Mevlan Shanaj, gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka rrëfyer detaje nga njohja e tij me bashkëshorten, Natasha.

Ai u ndal në kohët kur të dy ata ishin student dhe si filloi çdo gjë, teksa foli dhe për dy fëmijët e tyre.

Por si lindi dashuria mes tyre? Ja çfarë tha ai:

Ishim studentë. Unë në vitin e fundit për aktor, Natasha në vitin e parë për gazetari. Kishim godinat pranë, karshi. Natasha vinte nga Korça. Një ditë isha ushtar me automatik te godina, shërbim te depoja e armëve. Më vjen kjo goca së bashku me një shoqe tjetër dhe unë se çfarë i thashë ashtu, humor, Natasha u hutua dhe u rrëzua. Kështu jam njohur me Natashën. Tani Natasha thotë që atë natë më ka parë në ëndërr, kaq e hutuar ka qenë. Natasha ishte te godina qendrore, unë isha të Universiteti i Arteve dhe disa herë shiheshim e këmbeheshim. Kështu ishte fillimi.Prindërit e Natashës? Sigurisht që nuk donin. Aktor, mysliman, këta korçarë, histori të tjera (qesh). Pastaj krenoheshin me mua. Vajza quhet Era. Studioi në Holandë, u njoh me një holandez dhe na ka bërë gjyshër me binjakë, sot jetojnë në Uashington. Joni (djali) jeton në Shqipëri dhe është pedagog në Universitetin e Arteve për regji filmi. Joni është kthyer, ka bërë shumë vite në Suedi. Ka bërë gjimnazin atje, dy universitete dhe tani është në Tiranë. Jam i kënaqur, siç janë prindërit kur fëmijët kanë rezultate, kur janë të mbarë. Nuk është për t’i rënë gjoksit, por kemi qenë me fat.”