Sat, Nov 23, 2024

Deklaratat e Julit, Ermali i premton: Nëse s’të pëlqen trajnimi im, do dal…

  • PublishedNovember 12, 2024

Ermal Mamaqi ka reaguar për herë të parë publikisht ndaj deklaratave të kolegut të tij, Jul Deda, lidhur me videot motivuese që Ermali publikon në rrjetet sociale. Në një mesazh video, Mamaqi shpreh shqetësimin për videot “e përgjithshme” të Julit, të cilat, sipas tij, shumë njerëz i kanë interpretuar si thumba ndaj tij dhe trajnimeve që ai ofron.

Ermali sqaroi se situata mes tyre duket se nisi gjatë kohës kur Juli ishte pjesë e spektaklit BBV. Sipas tij, një mesazh që u shfaq atëherë në ekran, i cili dukej sikur mbështeste Heidin dhe thumbonte Julin, nuk ishte dërguar prej tij.

Në fund të mesazhit të tij, Ermali bëri një propozim surprizë për Julin. Ai e ftoi të marrë pjesë në një nga trajnimet e tij, duke i bërë një bast të pazakontë:

“Nëse trajnimi nuk të pëlqen, betohem para të gjithëve që do dal nudo te sheshi Skënderbej! Por, nëse të pëlqen dhe do jesh i sinqertë, atëherë ti do paguash një drekë për mua, për ty dhe për Gent Zenelin, si dikur. Ndoshta është koha të mendojmë për një projekt të ri së bashku,” përfundoi Ermali.

Deklarata e plotë e Ermal Mamaqit:

Kam marr shumë mesazhe miq, që Jul Deda, siç thoni ju më përbuz, më shan trajnimet që bëj unë, ose videot që hedh unë. I pash dhe unë. E bëjë këtë videon për ty Jul se të vlerësoj, dhe më vjen mirë që je rritur në karrierë, ke marrë këtë pozicion që ke marrë tani dhe e bën shumë mirë, më pëlqen. Të vlerësoj Jul se dikur kemi qenë shok të ngushtë, kem ndejt gjithë ditën bashkë.

Siç edhe ti e di, ka disa vite që nuk flasim bashkë, ose shumë pak. Ndoshta pas kësaj videoje do jemi përsëri miq, ose do jemi përsëri të mërzitur. Unë jam mërzitur me ty dhe ti e di pse, se për të dytën herë ti poston video që flet “në përgjithësi”, por që duket që janë për trajnimet që bëj unë dhe nuk jam i vetmi që e mendoj kështu. Po të shohësh komentet e ndjekësve të tu, disa prej tyre dhe me fjale fyese kundrejt meje do kuptoj që dhe ata e mendojnë ashtu.

Ndërsa ti me të drejtë je mërzitur me mua, se në BBV erdhi një mesazh që dukej sikur fliste kundër teje dhe mbështeste Heidin dhe për më tepër kishte emrin tim. As nuk e kisha idenë, isha në majë të Neë York-ut dhe pash që vinin mesazhe në telefonin tim, dhe thash me vetë “Hej zoti i madh”. Menjëherë pas asaj videoje në BBV, bëra unë një video sqaruese dhe mesazhi i asaj videoje ishte që nuk isha unë dhe betohem për jetën time që nuk e kam bërë unë atë mesazh, se po ta kisha bërë unë, do thoja “po unë e bëra, bëm një gallatë, etj”.

Ma do mendja se ty ta kanë thënë këtë gjë kur dole, por ti mesa duket nuk e besove. I kishe të gjitha mundësitë që të hetoje, të pyesje dikë aty në Top Channel, qoftë edhe mua vetë të më merrje në telefon për ta vërtetuan nëse kam qenë ose jo unë, por ti vendose të besosh që jam unë ai e ka çuar mesazhin, edhe pse e di shumë mirë që detyra e produksionit është të krijojë sa më shumë provokime për banorët.

Tani kthehem te trajnimet e motivimit dhe rritjes personale dhe të biznesit, sepse kjo është ajo që bëj unë. Jul dhe të gjithë ju qe mendoni si Juli, nuk e kuptoj këtë mllefin që keni për trajnimet e motivimit, aty mësojmë si të bëhemi më të mirë. Njerëzit më të fuqishëm në bot meditojnë, nuk e kuptoj se çfarë problemi ka me këtë. E kuptoj që nuk ke shumë informacion për këtë gjënë dhe të duken si mashtrime, na fakt janë trajnime kur takohen njerëz që duan të shkojnë më lart.

Jul të ftoj të vish në trajnimin e radhës, ke për të qesh shumë aty, dhe do kuptosh që nuk është një sekt, por teknika që përdoren në psikologjinë moderne, nuk është se i marrim kanotjeret dhe ua këndojmë njerëzve aty. Ka funksionuar për mua, mundet edhe për ty. Jam gati të vëmë bast, nëse trajnimi është siç thua ti, nuk të pëlqen, unë betohem para të gjithëve që do dal nudo te sheshi Skënderbej! Ama, nëse të pëlqen dhe do jesh i sinqertë kur ta thuash, atëherë do paguash një drekë, për mua për ty dhe për Gent Zenelin, si dikur, se ndoshta ka ardhur koha të mendojmë për një projekt të ri si SHBLSH të vjetër. Vendos Jul, po pres unë.