Sat, Nov 23, 2024

Drama me Livian, reagon partnerja e Mevlanit: Bota ime ndryshoi

  • PublishedNovember 12, 2024

Mbrëmë, Mevlan Shaba ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës, kur partnerja e tij i dha lajmin emocionues se shumë shpejt do të bëhet baba.

Menjëherë pas kësaj, ish-e dashura e tij, Livia, bëri një deklaratë ku tha se, vetëm një ditë para se të hynte në ‘Big Brother VIP Kosova’, kishte biseduar me Mevlanin, i cili i kishte rrëfyer se ende ndiente ndjenja për të.

Reagimi i të dashurës aktuale të Mevlanit, Orneldës, nuk vonoi. Ajo publikoi një mesazh prekës ku shprehej se dashuria e tyre është e pathyeshme. “Nga çasti kur mora vesh për ekzistencën tënde, bota ime ndryshoi. Zemra ime nisi të rrahë ndryshe dhe jetoj çdo ditë me emocionin e të dëgjuarit të zemrës tënde për herë të parë. Në barkun tim po rritet një thesar,” ishin fjalët e saj.