Sat, Nov 23, 2024

Kean-Retegui në super formë, Spalletti-t i kujtojnë edhe Shqipërinë

  • PublishedNovember 12, 2024

Italia e Luciano Spalletti-t bëhet gati për dy takimet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, kundër Belgjikës dhe Francës, me “azzurrët” që i mjafton një pikë për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kombeve dhe si kokë grupi në shortin e Botërorit, por Spalletti theksoi se nuk futet në fushë duke bërë llogari të tilla:

“Duket e lehtë për të bërë një pikë, por nuk arsyetohet në këtë mënyrë. Nëse mendojmë se është e lehtë, gabojmë, ndeshjet janë të vështira. Ne nuk luajmë për një pikë, kjo është e qartë”, u shpreh Spalletti.

Tekniku “azzurr” u ndal më pas te dy sulmuesit e tij, Kean-Retegui që po kalojnë një moment të mirë: “Ata po tregojnë atë që ne shpresonim të shihnim. Jemi shumë të lumtur që shohim aty përpara. Kean është në kushte të shkëlqyera, ka cilësi të dukshme, sigurisht ka vend edhe për disa kritika të vogla”.

Në konferencë për shtyp, Spalletti-t iu kujtua një detaj nga gazetarët. Gjatë Evropianit krijuan më shumë raste vetëm kundër Shqipërisë, ndërsa në Ligën e Kombeve kanë qenë superior përballë çdo kundërshtari. Trajneri i Italisë shtoi se Ricci është rikthyer në shtëpi, ndërsa me grupin është bashkuar Locatelli.

()


AlbaniaWeb.net