Sat, Nov 23, 2024

Morata “përplas” Spanjën dhe Milanin, De la Fuente humbet Yamal

  • PublishedNovember 12, 2024

Mes Milan dhe Spanjës, Alvaro Mora është kthyer në çështje pasi sulmuesi vendosi t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së trajneri De la Fuente pavarësisht se është i dëmtuar. Ky detaj nuk është pritur mirë nga Paulo Fonseca:

“Nuk e di se si De la Fuente e ka grumbulluar, mua më thanë se duhet të qëndrojë 10 ditë pushim”, u shpreh Fonseca.

Spanja do të luajë dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve kundër Danimarkës më 15 nëntor dhe tre ditë më pas kundër Serbisë. Pavarësisht shqetësimit të Fonseca-s, stafi i Spanjës nuk ka vendosur ende për Morata-n, fakt që e pranoi edhe De la Fuente: “Ai po i nënshtrohet testeve dhe po i kalon. Nëse nuk do të evidentohen probleme do të qëndrojë me ne. Për momentin, gjithçka po shkon mirë”.

Sport
Sport

Trajneri i Spanjës duhet të bëjë në këto dy ndeshje pa shërbimet e Lamin Yamal. Talenti i Barcelonës nuk ishte i pranishëm në takimin e fundit kundër Real Sociedad, ndërsa është i detyruar të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën 3 javë si pasojë e një shqetësimi në kavilje.

()


AlbaniaWeb.net