“Të dënohet me 2.8 vite burg”, Dako në arrest shtëpie, prokurori i SPAK paraqet argumentet kundër ish-kryebashkiakut, shtyhet seanca në GJKKO
Nis në Gjykatën e Posaçme shpallja e pretencës ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako aktualisht nën arrest shtëpiak.
Në seancë është i pranishëm avokati i tij mbrojtës, ndërkohë që mungon Dako. Nuk janë të pranishëm edhe Shyqyri Farruku, Ardian Bulku.
Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, kërkoi e seanca të vijojë pa praninë e të akuzuarve. Prokurori tha se hetimi nisi në 2020 për shpërdorim detyre dhe bashkë me këtë çështje u bashkua dhe një hetim tjetër mbi procedurën e prokurimit për Promanade.
Siç raporton gazetarja e AlbaniaWeb.net, Anila Hoxha e cila po ndjek procesin, prokurori Kllapi theksoi gjatë pretencës se janë administruar dokumente në Bashkinë Durrës për lejen e ndërtimit, pranë Kadastrës dhe nga sa rezulton nga aktet administratori Farruku ka paraqitur dokumentet për zhvillimin dhe ndërtimin e një objekti shtatë kate.
Së bashku me këtë dokument ka edhe shkresa të tjera për shtesë papafingo dhe mbas specialisti e studioi aty shtohet edhe studimi sizmik. Në datën 10 shtator 2010 është miratuar pa papafingon. Në 20 dhjetor 2010 pa filluar ndërtimi subjekti ka paraqitur kërkesë për shtesë.
“Pra leja është dhënë për legjitimuar katër kate”, tha prokurori.
Prokurori: Personat që kanë fimosur aktet duhet të mbajnë përgjegjësi.
Prokurori: Qëllimi ka qenë pajisja me dokumentacion, kërkon për një objekt që nuk mund të ndërtohej për shtatë muaj.
Të dyshuarit kanë paraqitur dokumente të rreme dy vjet pasi objekti ishte bërë.
Prokurori: Si përfundim të pandehurit Vangjush Dako në bashkëpunim me Adhurim Qehajaj nëpërmjet zbardhjes të vendimit të KRT dy vjet pasi objekti kishte përfunduar , jo vetëm nuk ka marrë masa për zhvillimin e territorit por edhe ka hapur legalizimit të paligjshëm. Në këtë mënyrë ka kryer shpërdorim detyre dhe Dako duhet të deklarohet fajtor për këtë episod për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ne lidhje me episodin e dytë, prokurori tha se rezulton se bashkia Durrës ka dashur të blejë projektin Promenadë.
Ky projekt kishte synim zhvillimin e plazhit dhe krijimin e një zone rekreative.
Në vitin 2012 në buxhetin e shtetit ishte parashikuar një tenderim 22 milionë lekë. Në 2013 Vangjush Dako ka ngritur një grup pune të përbërë nga 3 persona të tjerë.
Grupi i punës ka bërë një gabim në projektim dhe sipërfaqe duke përcaktuar 24 hektarë dhe jo 2.4 hektarë sa ishte në të vërtetë.
Prokurori: Kryetari i bashkisë pavarësisht se u vu në dijeni për këtë situatë nga KLSH në bashkëpunim me katër të pandehurit e tjerë ka urdhëruar të bëhet përfituese shoqëria Sfera shpk dhe t’i kalojë shumën prej 8 milionë lekë.
AlbaniaWeb.net