Vazhdimi shumë shpejt? Arben Derhemi rrëfen detaje nga filmi i tretë
Ehh Flori… Kush nuk e njeh Florin e “Njerëz dhe Fate”. Sikurse ju kemi bërë me dije më herët, “Njerëz dhe Fate”, u rikthye sërish, ku pushtoi gjithë kinematë me rikthimin e atij projekti të mrekullueshëm.
Saga e dytë i ka lënë vendin së tretës dhe producenti e protagonisti Arben Derhemi zbulon në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se pritja këtë herë s’do të jetë e gjatë. Jo vetëm kaq, por ndoshta ky produksion shqiptar do të mund të shihet edhe nga gjithë bota në Netflix.
Pjesë nga intervista:
Arben Derhemi: Vazhdimi është shumë shpejt.
Aldo: Ou?
Arben Derhemi: Jemi gati për të vijuar. Kemi filluar punën për organizimin e treshit, ndërkohë që Ruzhdiu po shkruan akoma, shkruan intensivisht sepse është në gjendje shumë të mirë pune.
Aldo: Të të bëj një pyetje? Ore çfarë problemi ka që nuk e çoni në Netflix? Mos më thuaj që s’të ka shkuar mendja.
Arben Derhemi: Aty jemi, drejt asaj ideje jemi.
Aldo: Po shihja ca të Netflix-it, të dubluara
anglisht s’diskutohet, por ishin prodhime libaneze, thashë nga dolën këta? Pse jo?
Arben Derhemi: Ka edhe me titrim, kështu që mund ta bëjmë edhe me titrim, nuk është ky problemi.
Aldo: Apo është hall mbi halle ky?
Arben Derhemi: Po është hall mbi hall, por nuk është hall mbi hall sidomos kur merrvesh që tregu shqiptar e përpin këtë gjë. Tregu shqiptar e përpin.
Aldo: Mos të dalim në tema të tjera por…
Arben Derhemi: Nuk është ashtu, është tjetër gjë. Unë shikoj nga komentet e njerëzve. Është logjikë tjetër.