Thu, Nov 14, 2024

Deklaratat e rënda për Xhenetën, Xuxi: Nëse ma pranon faljen, iki nga shtëpia

  • PublishedNovember 13, 2024

Xuxi vazhdon të ndjejë pendesë për incidentin me Xhenetën.

Duke reflektuar mbi ngjarjen e fundit, Xuxi ka pranuar se ndihet keq për situatën me Xhenetën dhe e pranon se ka vepruar pasi ka qenë në nerva e sipër. Në një bisedë me Gresën, ai shprehu gatishmërinë për të lënë shtëpinë nëse Xheneta e pranon kërkimfaljen e tij.

Më vjen shumë keq për çka kam thënë dhe për gabimin që kam bërë,” tha Xuxi, duke theksuar pendesën e tij për veprimet e pamatura.

Megjithatë, Xheneta nuk e ka pranuar faljen e tij, duke mbajtur distancën e saj për momentin.

Deklarata e Xuxit ishte e ashpër dhe e rëndë, duke përfshirë fjalë të forta ndaj familjes së Xhenetës. Ai ka thënë:

Po çfarë nëne ti, të ka lënë nëna prej kohësh ty – e përmend nënën, e nëna e ka lënë kur ka qenë një vjeçe. Çfarë nëne që s’e ka dashur fëmijën e vet – ç’të thuash më shumë. E ka nënën aty në Suedi dhe nuk shkon të shohë fëmijën e vet – çfarë familjeje e degjeneruar.