Sat, Nov 23, 2024

E pazakontë! Krijuesi i “Squid Game” humbi 9 dhëmbë nga stresi për realizim

  • PublishedNovember 13, 2024

Është një serial po aq i bukur, por dhe me aq shumë punë nga pas tij! E kemi fjalën për “Squid Game”, seriali që ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm kur debutoi për herë të parë në vitin 2021, dhe tani pritet që në dhjetor të këtij viti të dalë sezoni i dytë.

Mirëpo, për krijuesin e serialit nuk ka qenë çdo gjë e lehtë. Në një intervistë të zhvilluar prej tij së fundmi, Hwang Dong-hyuk, ka deklaruar se nga stresi i realizimit të projektit ka humbur 9 dhëmbë.

Fillimisht, ai nuk ka dashur që të bëjë një sezon të dytë, por ideja që të fitonte para i ndryshoi mendjen.

“Ndonëse, seria e parë ishte sukses, nuk kam fituar shumë. Kështu bërja e sezonit të dytë, do të kompensojë për suksesin e sezonit të parë”, deklaroi Dong-hyuk.

Dhe nuk e kam përfunduar plotësisht historinë”, shtoi ai.