Sat, Nov 16, 2024

Elon Musk, tjetër ndërhyrje për emigrantët e “Gjadrit”! Përplaset me presidentin italian: A jeton populli juaj në demokraci?

  • PublishedNovember 13, 2024

“Italia është një vend i madh demokratik dhe di të kujdeset për veten, në respektim me Kushtetutën e saj”.

… kushdo, e sidomos dikush që sikurse është paralajmëruar, mund të marr një rol qeverisës në një vend mik dhe aleat, duhet të respektojë sovranitetin, e të mos i atribuojë vetes detyrën që t’i japë të tjerëve receta”: Ky ishte mesazhi që presidenti italian Sergio Mattarella i përcolli Elon Muskut, pasi miliarderi u rreshtua në krah të qeverisë Meloni për çështjen e dërgimit të emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri, dhe ndërhyrjen e gjyqësorit të vendit fqinj, që për manjatin ishte e pavend.

Elon Musk nuk ngurroi t’i kthente Matarellës një përgjigje thumbuese. “A jeton populli italian në një demokraci apo është një autokraci e pazgjedhur ajo që merr vendimet?“, ishte komenti i tij.

Pronari i platformës X rishpërndau postimin e një ndjekësi, që shkruante se “për shkak të gjykatësve, qeverisë në Itali nuk i lejohet të dëbojë klandestinët, dhe kufijtë e vendit sipas tij, do të mbeten të hapur ndërsa të porsambërriturve do t’u lejohet të pushtojnë përgjithmonë Italinë dhe Europën”.

Kjo është e papranueshme”, ka shkruar Musk, të cilit president ii zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur t’i besojë drejtimin e Departamentit të Ri të Efikasitetit të Qeverisë”, të njohur ndryshe si DOGE. Nën drejtimin e Musk, zyra e re që do të funksionojë “jashtë qeverisë”, do të këshillojë mbi situatën e departamenteve federale dhe shkarkimet e mundshme, nëse konsideron se ka ekzagjerim të panevojshëm organik.

Trump thotë se DOGE do t’i hapë rrugën çmontimit të burokracisë qeveritare, reduktimit të shpenzimeve të panevojshme dhe ristrukturimit të Agjencive Federale”.



AlbaniaWeb.net