Matrix i thur lavde Inzaghit: Ai është perfekt, shpresoj të qëndrojë gjatë tek Inter
Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i Interit dhe kombëtares italiane, është ndalur te momenti aktual i zikaltërve dhe në veçanti te figura e Simone Inzaghit, gjatë një interviste të dhënë në kanalin Youtube “The Italian Football Podcast”:
“Inzaghi është perfekt për Premier League, mendoj për klube si Arsenali apo edhe Manchester United e Manchester City. E them këtë veçanërisht duke pasur parasysh që e ardhmja e Guardiolës është ende e pasigurt. Megjithatë, si tifoz i Interit, shpresoj që ai të qëndrojë aty ku është tani. Tek Interi ka ende punë në proces, për t’u përfunduar.
Jemi miq, njihemi prej kohësh. Kemi luajtur kundër njëri tjetrit, por kam shumë respekt për të. Nuk mund të vendos për fatin e tij, por shpresoj që të qëndrojë në Itali. Për momentin, Interi nuk është në krye të renditjes së Serie A, por në vendin e dytë, -1 pika nga Napoli. Gjithsesi, po performon shumë mirë në Champions League, ku ka grumbulluar 3 fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e para. Mos harroni se kolonën e golave të pësuar në Champions e ka ende zero”. Po çfarë rruge do të përshkojë skuadra zikaltër në kompeticionin më të mirë europian për klube? Për këtë përgjigjet Materazzi: “Ka shanse të mira për të triumfuar deri në fund, sepse shënon shumë pëson pak. Shpresoj që kësaj radhe Interi të triumfojë, pas finales që humbi dy vite më parë në Stamboll”.