Sat, Nov 23, 2024

“Nuk e di të ardhmen”, Calhanoglu tremb Inter

  • PublishedNovember 14, 2024

Hakan Calhanoglu, regjisori i Inter, në një intervistë për mediat në Turqi, foli për të tashmen dhe të ardhmen, ndërsa zbuloi edhe disa prapaskena interesante nga derbi i Italisë kundër Juves. Fillimisht, Calhanoglu u ndal te penalltia e humbur kundër Napolit, e para për të në karrierë:

“Unë nuk i shmangem përgjegjësive. Gabova një penallti, por do të godas të radhës. Dikush mund të mendojë se kam ego, por nuk është kështu, thjesht kam besim te vetmja ime. E ardhmja? Aktualisht jam pjesë e Inter, kam rinovuar kontratën deri në 2027. Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja, nëse do të thosha diçka tani do të keqkuptohej, nuk dua që askush të aludojë”, theksoi Calhanoglu duke zbuluar më pas një bisedë me shokët e tij përpara ndeshjen kundër Juves:

“Përpara Inter-Juve i thashë shokëve: Mos e lini Kenan Yildiz të marrë frymë. Nuk më morën seriozisht, në fund ishte ai që ndryshoi ndeshjen. Pas ndeshjes i thashë djemve: A ju thashë”. Në intervistën e tij, Calhanoglu, ashtu si të gjithë futbollistët u ankua për kalendarin shumë të ngjeshur, një realitet i ri që po shton gjithnjë e më shumë numrin e lojtarëve të dëmtuar.

()


AlbaniaWeb.net