Deklaratat e Livias, reagon ashpër Mevlani: Ajo është mashtruese, i trillon gjërat
Drama mes Mevlanit dhe ish-të dashurës së tij, Livias, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë gjatë gjithë javës, pas deklaratave të bujshme që ajo dha lidhur me lajmin se Mevlani do të bëhet baba. Situata është shndërruar në një nga temat më të diskutuara, duke shkaktuar reagime të ndryshme nga publiku dhe personazhet e njohura.
Në spektaklin e sotëm “Prime” të Big Brother VIP Kosova, Mevlanit iu shfaq klipi që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka shkaktuar debate jashtë shtëpisë. Në këtë klip, ish e dashura e tij, Livia, shprehej për situatën e tij personale dhe bënte disa akuza të cilat, sipas saj, janë të bazuara në të vërtetën.
Pasi pa klipin, Mevlani reagoi me tone të ashpra, duke e quajtur Livian “mashtruese”. Ai theksoi se gjithçka që ajo ka thënë është një përpjekje për të manipuluar publikun dhe për të dëmtuar imazhin e tij në një moment kaq të rëndësishëm të jetës së tij.
“E kam pritur këtë gjë. Ne me Orin kemi nga marsi apo prilli që kemi nisur të njihemi, ajo ka nisur të bëjë kalkulimet, duke menduar se teksa kam qene me të kam pasur një tjetër. Njohja me Orin ka nisur 3 ose 4 muaj pas ndarjes time. Komunikime kemi pasur për arsye të ndryshme. Ajo ka bërë gabim, e di vetë ajo, pasi jemi ndarë pas një kohe të vogël ka rinisur një lidhje, nuk i ka ecur, e tentoi sërish tek unë.
E kam takuar është e vërtetë, ajo ka pasur disa gjëra të miat, që i kam harruar te shtëpia e saj në Itali. Ajo është mashtruese, i trillon gjërat. Nuk kam reaguar asnjëherë” u shpreh Mevlani.