Fitorja detyrim, por Shqipëria nuk shihet favorite ndaj Çekisë
Në Pragë, Shqipëria pësoi një humbje të rëndë, pasi Çekia na mposhti me lojë dhe rezultat duke na kthyer shumë vite pas në kohë, me ekipin e Sylvinho-s që nuk goditi asnjë herë kuadratin, por kuqezinjtë reaguan fuqishëm tre ditë më pas duke mposhtur Gjeorgjinë në transfertë, një sukses i cili bëri që ajo humbje të harrohej shpejt. Sot diskutimi është ndryshe pasi luajmë në fortesën tonë, i presim Çekët në një atmosferë elektrizuese.
Nuk besojnë shumë tek suksesi i Shqipërisë kompanitë e basteve pasi një fitore e mundshme e kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 3,20, ndërsa një fitore e mundshme e Çekisë vlerësohet me koeficientin 2,25. Barazimi, një rezultat që gjithsesi na mban në lojë, edhe pse nuk do e kishim në fatin në dorë tonë, vlerësohet me 3,25.
Kjo është hera e pestë që dy përfaqësueset përballen ndërmjet tyre, 2 fitore për Çekinë, një për Shqipërinë, ndërsa një takim ka përfunduar në barazim. 5 gola ka shënuar Shqipëria, 6 Çekia.
()