Nations League/ Zvicra nuk ruan avantazhin ndaj Serbisë, Portugalia fiton me “manita”, Spanja bën detyrën
U luajtën mbrëmjen e sotme 8 sfidat e vlefshme për Ligën e Kombëve, ku u regjistruan në total 17 gola. Spikat fitorja 5-1 e Portugalisë ndaj Polonisë, ku të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.
Ronaldo ishte sërish protagonist duke realizuar një dopietë.
3 pikë të arta morën edhe Spanja dhe Skocia, respektivisht ndaj Danimarkës dhe Kroacisë. Ndërkohë Zvicra e Xhakës nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Serbisë.
Serbët humbë një penallti në pjesën e dytë me Mitrovic. Avantazhi i helvetëve erdhi 12 minuta nga fundi me Amdouni, por serbët reaguan teksa gjetën barazimin 2 minuta nga fundi me Terzic.Granit Xhaka luajti per 90 minuta.
Në duelet e tjera, Bullgaria mposhti Luksemburgun në transfertë, Irlanda e Veriut bëri detyrën në shtëpi ndaj Bjellorusisë, ndërkohë që San Marino dhe Gjibraltar u ndanë në barazim 1 me 1.