Fri, Nov 15, 2024

“Nëse ata kanë një pikë më shumë, ne kemi…”/ Sylvinho flet për duelin me Çekinë: Dy-tre lojtarë kanë pasur probleme

  • PublishedNovember 15, 2024

Shqipëria luan përballë Republikës Çeke të shtunën e 16 nëntorit në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në Grupin B1, ku fitorja është opsioni i vetëm për kuqezinjtë që të arrijnë vendin e parë.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se skuadra do të japë 100% në fushë dhe se skuadra do të futet në fushë me zemër dhe shpirt për të marrë tre pikët.

“Fillimisht respekt shumë të madh për Ajetin, që jep maksimumin në fushë, që ka bërë dy Europian shumë të mirë. Ndeshja e radhës është më e vështirë dhe më e rëndësishmja. Ata kanë një avantazh të vogël që është një pikë. Jemi shumë afër me pikët, çdo gjë mund të ndodh në këtë grup. Do të japim 100% në fushë. Nëse ata kanë një pikë ekstra, ne kemi avantazh që luajmë në fushën tonë dhe tifozët do të jenë të pranishëm.
Është e drejtë, është skuadra që kemi luajtur më shumë këto dy vitet e fundit. Është skuadër shumë e fortë dhe fizikisht shumë lart. Trajneri i tyre është shumë inteligjent, por dhe lojtarët i japin ekuilibër skuadrës. Ne do të futemi fortë me lojën tonë, por gjithmonë duke u futur me zemër dhe shpirt për të bërë një lojë shumë të mirë.
Ne kemi dhe një stërvitje të fundit. Do të duhet të shohim 2-3 lojtarë që kanë pasur probleme të vogla fizike. Uzuni nuk është njëri prej tyre. Ai nuk është 9-sh. Është një sulmues që na intereson shumë , por nesër do të marrim një vendim për formacionin’, tha ai.



AlbaniaWeb.net