Skandal në Rumani-Kosovë/ Thirrje antishqiptare nga tifozët vendas, “Dardanët” largohen nga fusha
Minuta e 95-të e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, shënoi edhe tërheqjen e “Dardanëve” nga fusha e lojës pasi nga tribunat filluan thirrjet anti-shqiptare dhe në mbështetje të Serbisë.
Rrahmani ishte i pari që udhëhoqi lojtarët drejt dhomave të zhveshjes, pasi nga tribunat filluan fyerjet dhe thirrje “Serbia, Serbia”.
UEFA kishe paralajmëruar Federatën Rumune që do të përballej me pasoja nëse tifozët e saj, të cilët edhe më parë kanë dhuruar shfaqje anti-shqiptare, do të përsëritnin këto sjellje.
***
Në minutën e 93-të të sfidës sfida u ndërpre për shkak të një ‘sherri’ mes Rrahmanit dhe një prej lojtarëve rumunë. Më pas erdhën dhe thirrjet raciste të tifozëve vendas.
Megjithatë, këtyre të fundit u përgjigj Mërgim Vojvoda mjaft mirë, duke u bërë shqiponjën e flamurit kuqezi para syve. Pritet të shihet nëse kjo ndeshje do të rinisë apo jo.
()