“Sot një vajze, ti kërkosh të bëjë një ese letrare, e mbush fletën me qarje dhe ngashërime”, Artan Fuga: Kemi nevojë për një shkundje letrare!
Akademiku Artan Fuga i ka kushtuar një shkrim leximit nga të rinjtë shqiptar.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Fuga shprehet se ‘ne kemi nevojë për një shkundje letrare’.
Më tej ai shprehet se po ti jepet një vajze të re të shkruajë një ese letrare, ajo do e mbushë fletën me qarje dhe ngashërime, teksa bën ‘fajtore’ zyshën e letërsisë.
Kujtojmë se këtë javë po zhvillohet panairi i librit.
“Kriza e letërsisë si kriza e librit!
Unë mendoj se pas krizës se librit ne jemi ne kohen e krizës se mediave sociale, shume e rende dhe e thelle.
Kush nuk e konstaton, është out!
Kriza e tyre ka ri sjellë shansin për rikthimin e librit te mire, jo librit për të larë paratë e korrupsionit!
Te ne letërsia hëngri dy goditje në një. Pësoi krizën e post modernizmit qe iu vendos krizës së post realizim socialist. Të dyja këto kriza “post” shkatërruan vlerat estetike dhe orientuan ne udhe qorre letërsinë. Prozën dhe poezinë.
Çuan në një letërsi qaramane.
Një letërsi qe duke goditur heroin pozitiv në fakt fundosi edhe personazhin bartës vlerash, duke goditur revolucioni e paqene, goditi çdo vlere frymëzuese për të ardhmen, duke goditur luftën e klasave, me të drejtë, fshehur konfliktin midis shtresave shoqërore, duke goditur socializmin, u be shërbëtore piset e një utopie kapitaliste qe ne Shqipëri ka degraduar ne pazar te hajduteve te Bagdadit.
Kjo nuk është letërsi, as art, është degradim mendor, është një amatorizëm jo imagjinativ.
Jepini sot një vajze te re te shkruaje një ese letrare dhe do te shihni se ajo e mbush fletën me qarje dhe ngashërime. Ashtu e ka mësuar zysha e letërsisë. Të bësh letërsi do të thotë të qash. Këtë di ajo!
Ne, me letërsinë e brezit të humbur i humbëm shpresat dhe jetën, bukurinë, brezit tonë të ri
Ne kemi nevojë për një shkundje letrare, kur autoret kane vdekur. Kur Google translation bën kërdinë. Kur librin lan paratë e korrupsionit. Google plus korrupsion baraz libër!
Estetika nuk vjen nga letërsia. Letërsia vjen nga estetika.
Por estetika është filozofi. Ndërsa filozofinë e kanë zhdukur nga Shqipëria idiotët.”, shprehet Fuga.
AlbaniaWeb.net