Dueli me Çekinë, Sylvinho zgjedh lojtarët që do ta ndjekin sfidën nga tribuna
Vetëm pak orë na ndajnë nga dueli midis Shqipërisë dhe Republikës Çeke, që do të luhet mbrëmjen e sotme në “Arenën Kombëtare”.
Nga lista e publikuar për ndeshjet e nëntorit, Sylvinho ka “sakrifikuar” katër lojtarë nga porta në sulm.
Simon Simonit, Jon Mersinajt, Feta Fetait dhe Mirlind Dakut i pezulluar do të ndjekin këtë duel nga tribuna, teksa pjesa tjetër e lojtarëve do të jenë të gatshëm për teknikun brazilian.
Diçka e detyruar pasi lista e Kombëtares ishte me 27 lojtarë. Në këtë mënyrë numri u reduktua në vetëm 23 sa është dhe e lejuar.
AlbaniaWeb.net