“Në shkollë nuk pinte, por kur mbaronte mësimi”, avokati i mësuesit që ngacmonte nxënëset: Alkooli ka bërë punën e vet
Avokati i mësuesit, Bledar Duro, Kristian Koçibelli i cili u la në burg me akuzën se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset në shkollën ku jepte mësim tha se ai konsumon alkool.
Sipas avokatit, Bledar Duro nuk konsumonte alkool gjatë orarit të mësimit, por vetëm kur dilte jashtë ambienteve të shkollë.
Avokati: Kemi paraqitur më shumë se 6 prova që kanë të bëjnë me vërtetime të spitalit të Traumës në Tiranë, se ky shtetas ka qenë i shtruar më shumë se 3 herë.
Gjithashtu edhe kartelën spitalore sa i përket spitalit të Korçës ku ka qenë i shtruar në maj të këtij viti dhe programin që po ndjek me mjeken e tij, përpos faktit se edhe bashkëshorten e tij e ka infermiere dhe e ndihmon që të kurohet.
E vetmja shkelje që ka kryer është një kundërvajtje administrative për faktin që komunikimi që ka një mësues me studentët nuk duhet të jetë i tillë që të cenojë dinjitetin e mësuesit dhe nxënësve.
Mund të merrej një masë nga drejtoria Arsimore, komunikimi në rrjetet sociale që ka një person nuk përbën vepër penale, e aq më tepër veprën penale që akuzohet ky shtetas.
Ka pranuar që ka qenë i alkoolizuar dhe ku ka pasur komunikimin me vajzat ka qenë nën efektin e alkoolit. Shtrimi i parë ka qenë në 2014, dhe i fundit në maj 2024. Ai shpjegoi se gjatë qëndrimit në shkollë nuk konsumonte alkool, por pas mbarimit të orarit të mësimit. Është mësues prej 25 vitesh dhe gjithë këto vite ka pasur respekt ndaj tij, ka nxjerrë punime artistike. Qëndrimi dhe komunikimi ka qenë më respekt të dyanshëm, por aktualisht duke qenë se alkooli ka bërë punën e vet.
AlbaniaWeb.net