Rumani-Kosovë ndërpritet përfundimisht, “Dardanët” vendosin të mos zbresin më në fushë, pas thirrjeve antishqiptare nga tifozët rumunë
Futbollistët e përfaqësues së Kosovës nuk kanë pranuar të zbresin më në fushë. Gjyqtari kryesor u ka bërë me dije të dyja skuadrave se duhet të zbresin në fushën e blertë për të vijuar minutat e mbetura, por vetëm rumunët zbritën. Arbitri danez, Krogh i ra tre herë bilbilit, por futbollistët e Kosovës nuk ishin në fushë. Në këtë mënyrë, ndeshja përfundon këtu me UEFA-n që pritet të dalë në vendimmarrje lidhur me rezultatin e ndeshjes në orët në vijim.
Në minutën e 93-të të sfidës ndeshja u ndërpre për shkak të një ‘sherri’ mes Rrahmanit dhe një prej lojtarëve rumunë. Më pas erdhën dhe thirrjet raciste dhe antishqiptare të tifozëve vendas.
Megjithatë, këtyre të fundit u përgjigj Mërgim Vojvoda mjaft mirë, duke u bërë shqiponjën e flamurit kuqezi para syve.
Kur u ndërpre sfida ishte në rezultatin e barabartë 0-0, teksa po luhej koha shtesë.