Situata në grup/ Barazimi pa gola me Çekinë nuk ndryshon asgjë, ja çfarë i duhet Shqipërisë për t’u ngjitur në Ligën A
Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola përballë Republikës Çeke në “Arenën Kombëtare”, duke mos ndryshuar thuajse asgjë në Grupin B1.
Pas 3 ditësh, kuqezinjtë do të presin Ukrainën, aty ku fitorja është një detyrim.
Shqipëria momentalisht ndodhet në vendin e tretë me 7 pikë, po aq sa Gjeorgjia e vendit të dytë, një më pak se Çekia e vendit të parë.
Kështu një fitore me Ukrainën dhe një barazim i mundshëm mes Çekisë dhe Gjeorgjisë do t’i siguronte ekipit të Sylvinhos vendin e parë në grup, që do të thotë automatikisht ngjitja në Ligën A.
Nga ana tjetër, çdo rezultat tjetër në sfidën që do të luhet në Pragë, do ta rendiste Shqipërinë të dytën, aty ku do të luante një ndeshje play-off për t’u ngjitur.
Në rast të një barazim ose një humbje, atëherë kuqezinjtë rrezikojnë rënien për në Ligën C.
AlbaniaWeb.net