Sat, Nov 16, 2024

Sulmohet shtëpia e Netanyahu-t, dy raketa bien në oborrin e rezidencës së kryeministrit izraelit

  • PublishedNovember 16, 2024

Rezidenca private e kryeministrit Benjamin Netanyahu në Cezare është bërë sërish shënjestër e një sulmi.

Të paktën dy raketa u hodhën në rezidencën private të kryeministrit izraelit, të cilat ranë në oborrin e shtëpisë. Në momentin e sulmit, kryeministri dhe familja e tij nuk ndodheshin brenda shtëpisë. Policia dhe sigurimi i brendshëm izraelit thonë se ngjarja e rëndë shënon një përshkallëzim të rrezikshëm pa e saktësuar ende nëse raketat janë nisur nga Libani.

Përgjatë muajit tetor Izraeli akuzoi grupin libanez Hezbollaj për kryerjen e një sulmi me dron në drejtim të rezidencës së kryeministri izraelit, në qytetin bregdetar Cezare ku Netanyahu ka një shtëpi pushimi. Në sulmin e tetorit, droni që u nis nga Libani goditi fasadën e së njëjtës shtëpi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.



AlbaniaWeb.net