VIDEO/ Ceremoni në Stadiumin Kombëtar, katër lojtarë largohen nga Kombëtarja
Odise Roshi, Bekim Balaj, Klaus Gjasula dhe Ermir Lenjani, njoftuan së fundmi tërheqjen nga Kombëtarja shqiptare, ndërkohë që para fillimit të duelit ndaj Çekisë, u mbajt një ceremoni speciale në nder të 4 futbollistëve kuqezinj dhe kontributit që ata dhanë me fanellën e Shqipërisë.
Roshi regjistroi 71 ndeshje me kuqezinjtë, Balaj 48, Lenjani 45 dhe Gjasula 29.
Ceremonia e kësaj të shtune ishte e planifikuar, për të nderuar kështu 4 lojtarë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishme për përfaqësuesen kuqezi.
()