Sun, Nov 17, 2024

Ceremoni e veçantë për katër ish lojtarë, Duka kujton sërish legjionarët e tërhequr: Faleminderit për gjithçka

  • PublishedNovember 17, 2024

E gjithë vëmendja ishte e përqendruar te sfida me Çekinë, por Federata Shqiptare e Futbollit u kujdes të përshëndeste për herë të fundit katër lojtarë që kanë dhënë shumë për fanellën kuqezi, Bekim Balaj, Odise Roshi, Emir Lenjani dhe Klaus Gjasula, të katërt vendosën të tërhiqen nga ekipi përfaqësues. Armand Duka, kreu i FSHF-së, përshëndeti edhe një herë katër lojtarët, këtë herë me anë të një statusi të veçantë në rrjetet sociale:

POSTIMI I ARMAND DUKËS

Emocionuese të shohësh një stadium të tërë të përshëndesë katër futbollistë që kanë dhënë shumë për Kombëtaren, duke qenë pjesë e një kapitulli të suksesshëm të futbollit shqiptar.

Bekim Balaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani dhe Klaus Gjasula përfaqësuan me krenari fanellën tonë në çdo moment që ju dha mundësia. Të gjithë do i kujtojnë ata për golat e shënuar, asistet dhe çdo pikë djerse të derdhur duke luajtur për Kombëtaren!

Bekim, Odise, Ermir dhe Klaus, 𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓 për gjithçka keni dhënë për Kombëtaren! Ju uroj suksese në vazhdimin e karrierës tuaj në klube dhe kudo në jetë!

 


AlbaniaWeb.net