Sun, Nov 17, 2024

Me “laps e letër”, Shqipëria luan “all-in” ndaj Ukrainës, Grupi B1 një “çmenduri” e vërtetë

  • PublishedNovember 17, 2024

Në një grup të “çmendur”, si Grupi B1, të parashikosh është jashtëzakonisht e vështirë. Një xhiro përpara fundit, tre ekipe janë në garë për vendin e parë, Çekia, Gjeorgjia dhe Shqipëria, ndërsa vetëm Ukraina është jashtë, nuk mund të luftojë për vendin e parë.

Gjithashtu, tre ekipe, Gjeorgjia, Shqipëria dhe Ukraina, mund të zbresin një kategori më poshtë, në varësi të ndeshjeve të fundit, për këtë arsye të katër ekipet futen në fushë në ndeshjen e fundit për të fituar, për të synuar kreun e grupit, apo për të mos zbritur në ligë më poshtë.

Me 8 pikë, Çekia kryeson grupin B1, në ndeshjen e fundit pret Gjeorgjinë e cila ndodhet në vendin e dytë me 7 pikë. Çekisë mund t’i mjaftojë edhe një pikë, por duhet që Shqipëria të mos fitojë përballë Ukrainës.

Grupi B1
Grupi B1

Me 7 pikë, kuqezinjtë ndodhen në vendin e tretë, në ndeshjen e fundit presin në kryeqytet Ukrainën. Shqipërisë i duhet fitorja me çdo kusht, por për të kapur kreun e grupit duhet që takimi tjetër Çeki-Gjeorgji të përfundojë në barazim.

Në rastin më të keq, nëse nuk fitojmë përballë Ukrainës, duhet me çdo kusht të mos humbasim. Ky është varianti më i erret pasi një humbje ndaj Ukrainës na zbret një Ligë më poshtë, në një kohë kur Ukraina ndodhet me 5 pikë, 2 më pak se Shqipëria.

()


AlbaniaWeb.net