Rinovim dhe pagë stratosferike, Manchester City “josh” Erling Haaland
Erling Haaland ka një kontratë deri në vitin 2027, por në Manchester nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, te City po flitet për rinovimin e tij, madje klubi kampion i Anglisë duket se i ka propozuar norvegjezit një ofertë 500,000 paund (600,000 euro) në javë, ose më shumë se 30 milionë euro në vit.
Një shifër kjo që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Premier League, madje duke kaluar edhe shokun e skuadrës Kevin de Bruyne. Sulmuesi Haaland ka ndihmuar skuadrën e Manchester Cityt në arritjet e objektivave gjatë këtyre viteve, duke u kthyer në një pikë kyçe të skuadrës.
(J.S/)