Agron Llakaj: Bes Kallaku flinte në tavolinën e punës!
Aktori i mirënjohur, Agron Llakaj i ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, ndau një histori të veçantë lidhur me një prej aktorëve më të njohur të humorit, Bes Kallakun.
Ai rrëfehu se kur Bes Kallaku ishte vetëm një adoleshent, kishte marrë pjesë në një shfaqje talentesh, 16-17 vjeç.
Për shkak të distancës që kishte për të udhëtuar nga Fushë-Kruja në Tiranë, Agroni rikujton se Bes Kallaku flinte mbi tavolinën e punës duke e konsideruar këtë një gjest tepër sfidues për të riun.
Për Agronin, është një kënaqësi të shohë zhvillimin dhe suksesin e Kallakut, duke e konsideruar atë si një nga humoristët më të talentuar të brezit të tij!