Mon, Nov 18, 2024

E rëndë! 48-vjeçari shqiptar po vilte ullinjtë në Korfuz, por e zë korrenti dhe humb jetën në vend

  • PublishedNovember 18, 2024

Një punëtor toke 48-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën pasi gjatë punës ka rënë në kontakt me kabllot e energjisë elektrike në zonën e Spartulës në Korfuz.

Sipas burimeve, viktima po vilte ullinjtë me një pajisje elektrike, e cila ra në kontakt me kabllot e transmetimit të energjisë, duke rezultuar fatal për të.

Ambulanca mbërriti në vendngjarje vetëm sa për të konstatuar vdekjen e tij.

Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga policia e Paleokastricës.



AlbaniaWeb.net