Mon, Nov 18, 2024

Gjobë dhe pezullim me 7 ndeshje për futbollistin e Tottenham, një shaka i kushton shumë mesfushorit

  • PublishedNovember 18, 2024

Mesfushori uruguaian i Tottenham Hotspur, Rodrigo Bentancur është dënuar me shtatë ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 100,000 £ për një koment të papërshtatshëm për shokun e tij të skuadrës, Heung-min Son.

Në një intervistë këtë verë, gjatë bisedës me një gazetar, Bentacur bëri një shaka mjaft të hidhur për shokun e ekipit, i cili është nga Koreja e Jugut, duke thënë se “të gjithë janë njësoj”.

Ky koment shkeli rregulloret e Federatës Angleze duke iu referuar kombësisë, racës ose përkatësisë etnike të një personi tjetër. Bentacur i ka kërkuar ndjesë Son-it, me faljen që është pranuar nga futbollisti i Spurs.

AlbaniaWeb.net