Mon, Nov 18, 2024

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

  • PublishedNovember 18, 2024

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK, pasi do të njihet me dosjen dhe do e tërheqë atë.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja, Anila Hoxha. Kryemadhi shihet e veshur me pantallona të zeza dhe një xhaketë të kuqe.

Ndaj Kryemadhit është vendosur masa “detyrim paraqitje”. Kujtojmë se ish-presidenti dhe njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në burg prej më shumë se një muaji. Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.


AlbaniaWeb.net