NBA/ Cleveland i pamposhtur, 15 fitore radhazi, CAVS pjesë e historisë së NBA
Cleveland mbetet i pamposhtur në NBA, duke korrur suksesin e 15-të radhazi. Cavaliers fituan 128-114 ndaj Charlotte teksa 4 lojtarë realizuan mbi 20 pikë, duke u bërë skuadra e katërt në historinë 78 vjeçare të NBA që regjistrojnë këtë rekord (15 fitore, 0 humbje) në startin e një sezoni.
Ndeshja më emocionuese e së dielës ishte ajo e zhvilluar në Minneapolis, mes Minestotës dhe Phoenix Suns. Miqtë kryesuan gjatë gjithë takimit, por vetën në minutën e fundit të ndeshje u mbërritën nga Wolves. Koshi i fitores erdhi nga Randle, kur kishin mbetur 02.7 lojë dhe kur shifrat ishinb në barazim 117-117.
Skuadra e Memphis arrin të mposhtë 104-90 Denver, ndeshje ku për vendasit u dallua Jaren Jackson me 20 pikë, ndërsa 15 realizoi Wells, 11 Bane dhe 10 pikë Scotty Pippen Jr. Për Denver peshoi shumë mungesa në këtë ndeshje e Nikola Jokiç, teksa më i miri për Nuggets ishte Westbrook me 19 pikë.
Fitore në sekondat e fundit korri Dallas, që mundi 121-119 Oklahomën. Vendimtar stoli i ekipit teksan, nga ku erdhën 50 pikë, ndërkohë që P.J.Washinton me 27 pikë ishte lider.
Pa probleme fiton ekipi i Clippers, që falë 22 pikëve të Zubac e 20 të Harden mundi 116-105 Utah Jazz.
Triumfon edhe ekipi i Houston, që mundi thellë 143-107 Chicago jashtë fushe me 7 lojtarë që realizuan nga 10 pikë), ndërsa Portland mundi 114-110 Atlanta, ndeshje ku u dallua Sharpe me 32 pikë.
Në ndeshjet e tjera ndërkohë u regjistruan këto rezultate:
Washington – Detroit, 104-124
New York – Brooklyn, 114-104