Ngjarja tragjike te shkolla “Fan Noli”/ I plagosuri te trauma në gjendje të stabilizuar, në spital transportohet dhe adoleshenti tjetër
Një ngjarje tronditëse ndodhi mesditën e së hënës, ku një adoleshent humbi jetën për shkak të një sherri me thika pranë shkollës “Fan Noli”.
Sipas asaj që mësohet, M. C., 14 vjeç ndërroi jetë pasi mori një goditje në zemër.
Ndërkohë, 14-vjeçari tjetër me inicialet L. M. ndodhet në gjendje të stabilizuar te trauma pas një goditje të marrë në gjoks.
Gjithashtu mësohet se dhe një tjetër adoleshent është transportuar në një spital privat.
Sherri dyshohet se ka nisur për shkak se një grup të rinjsh nga dy shkolla të ndryshme nisën një konflikt në rrjetet sociale, gjë që më pas solli dhe fundin fatal për njërin prej tyre.
AlbaniaWeb.net