“Shkuan ta vrasin, ta heqin qafe djalin”, Curri për sherrin mes të miturve afër shkollës: Pse nuk po mban përgjegjësi askush?
Sherri i rëndë mes të miturve tronditi sot kryeqytetin, pasi një 14-vjeçar humbi jetën, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.
Analisti Arian Curri, duke kthyer vëmendjen edhe nga prindërit dhe insitucionet përgjegjësie, e quajti këtë ngjarje një ‘vrasje me paramendim’.
“Jemi të paarsimuar për trurin e një adoleshenti. Nuk ka ndryshuar fakti që prindërit dhe institucionet nuk kuptojnë pse një adoleshent dhunon dhe dhunohet. Një prindi, psikologu apo polici, t’i them si funksion truri i një adoleshenti ai do hapi sytë. Adoleshentët janë gjenialë në mësim dhe nga ana tjetër, ngaqë janë duke dalë nga fëmijëria lobi frontal nuk bën dot lidhjen.
Kjo është vrasje me paramendim, për ta hequr qafe. Adoleshentët sot i shesin narkotikë njëri tjetrit, janë kuriozë për të provuar çdo lloj varësie. Sa nga prindërit i dinë këto? I japin një ipad dhe i braktisin për t’i mos i shqetësuar”, u shpreh analisti.
Curri tregoi edhe një skandal ku vetë ai ka qenë i përfshirë dhe ka parë se si disa prindër nuk gjejnë mënyrat e duhura për të edukuar fëmijët.
“Isha në një ndeshje futbolli dhe pashë prindërit që po ziheshin me njëri tjetrin se fëmija e kujt ishte fajtor. Më shumë kemi adoleshencë të vonuar te prindërit Pse nuk ka asnjë mbajtje përgjegjësie apo dorëheqje?”, thotë ai.
AlbaniaWeb.net