Si po shkojnë gjërat? Flet për herë të parë Mevlani pas daljes nga “BBVK”
I pranishëm sonte në studio, Mevlan Shaba ka folur për herë të parë pas daljes së tij nga “BBVK” ku tha se ka qenë mirë dhe se çdo gjë është në rregull.
“Është çdo gjë në rregull”, u shpreh ai teksa po fliste për marrëdhënien me partneren aktuale.
Ndërkohë që u pyet për ish-të dashurën, ish-banori tha se nuk ka kontaktuar me të.
“Nuk ka pasur tentativë nga personat e tjerë që të më kontaktojnë”, shtoi ndër të tjerash Shaba.
Rikujtojmë që Mevlan Shaba doli të premten nga Big Brother VIP Kosova 3.