Tirana para provave të mëdha, Elbasani dhe derbi si teste të radhës për Maganin
Magani e di mirë se prova e madhe e skuadrës së tij janë pesë ndeshjet e mbetura të fazës së dytë. Testi i “zjarrit” është 270 minutëshi Elbasani e dy derbet. Këtu do të shihet nëse forca e ekipit të tij është nënvlerësuar.
Kjo, sepse nëse ekipi barazon apo humbet me këta tre kundërshtarë, atëherë e komplikon jo pak situatën. Plusi në pesë javët e mbetura është se do të luajë me Teutën, në shtëpi, Skënderbeun jashtë. Dy ndeshje që duhet t’i fitojë me doemos.
Si Elbasani dhe dy derbet janë një thikë me dy “presa”, sepse tani Tiranës i duhet të fitojë, për t’u ngjitur në renditje, dhe të tregojë forcën para të mëdhave. Për t’u shënuar është edhe fakti që Tirana nuk ka ndryshuar asnjë presje nga faza e parë.
Nëse në 9 javët e para grumbulloi 10 pikë, në këtë fazë të dytë në katër javë ka marrë 4 pikë. Kaq mori edhe në fazën e parë po në katër ndeshjet e para. Shkurt, udhëtimi është linear…