Tue, Nov 19, 2024

Vrasja e 14-vjeçarit, flet për Top Channel oficerja e Policisë: Sherri ndodhi jashtë shkollës

  • PublishedNovember 19, 2024

Oficerja e policisë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku u vra me thikë një 14-vjeçar, Jetmira Kuka, u shpreh se fëmijët janë konfliktuar jashtë ambienteve të këtij institucionit.

E pyetur nga gazetarja e AlbaniaWeb.net Kristi Gongo, pasi prindi i fëmijës që ka mbetur i plagosur pretendon se sherri mes autorit të dyshuar dhe viktimës ka ndodhur në oborrin e shkollës të premten, e më pas janë konfliktuar sërish, ajo tha se policia është duke u marrë me rasti, por sqaron se nuk ka përgjegjësi për rastin.

Kujtojmë se një ditë më parë babai i 14-vjeçarit që mbeti i plagosur dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës, tha se fillimisht sherri ka ndodhur të premten në oborrin e shkollës, kur autori i dyshuar e ka goditur me grusht viktimën.

 



AlbaniaWeb.net