Nga Serbia te Kosova, ja rivalët e mundshëm të Shqipërisë në shortin e Botërorit
Disfata në Ligën e Kombeve për fat të mirë nuk ka efekt në pozicionin e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, vendi i kombëtares ishte vendosur kohë më parë. Kuqezinjtë pozicionohen në vazon e tretë, së bashku me ekipe si Skoci, Slloveni, Irlandë, Maqedoni e Veriut, Gjeorgji, Finlandë, Islandë, Irlandë e Veriut, Bosnjë Hercegovinë, Mali i Zi, Izrael. Me asnjë nga këto ekipe, Shqipëria nuk mund të shortohet.
Vazo e parë është edhe më e frikshmja pasi bëjnë pjesë ekipe si Spanjë, Portugali, Gjermani, Francë, Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci, Angli, Belgjikë, Zvicër dhe Austri. Në këtë vazo është e vështirë të përzgjedhësh, por nëse do ishim me fat mund të “peshkonim” përfaqësuese si Zvicra apo Austria, por dhe në këtë rast diferencat janë sërish të mëdha.
Nga vazo e dytë, mund të përballemi me përfaqësuese që i kishim edhe në këtë edicion të Ligës së Kombeve, si Ukraina apo Çekia, apo ekipi që jemi përballur në të kaluarën e afërt, si Hungaria apo Polonia, ku e kemi vërtetuar se dimë se si fitohet. Pjesa tjetër e kësaj vazoje plotësohet me përfaqësuese si Turqia, Suedia, Uells, Serbi, Greqi, Rumani, Sllovaki dhe Norvegji.
Nëse zbresim pak më poshtë, në vazon e katër, mund të shmangnim me kënaqësi një derbi mes vëllazërisht, pasi Kosova është pa diskutim një rival që nuk do të donim ta kishim në grup, kjo për shumë arsye. Në vazon e katër dhe të pestë fitoret janë detyrim.
Në futboll, mbi të gjitha në rastet të tilla duhet edhe shumë fat, të gjithë shpresojnë që të mos kemi të njëjtin fat si në shortin për “Euro2024”.
()