Sërish konflikt mes të miturve/ Sherr mes adoleshentëve në Elbasan, nisin hetimet
Nuk reshtin konfliktet mes të miturve.
Një 13 vjeçar dhe një 14 vjeçar janë konfliktuar fizikisht në Elbasan.
Nuk dihet ende shkaku i sherrit mes tyre, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Tirana dhe mbarë opinioni publik u trondit të hënën pas një ngjarjeje tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.
Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, i arrestuar tashmë, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.
Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto të autorit të dyshuar, i cili pozon “me krenari” pas krimit, teksa shfaqet i ulur në sediljen e pasme të një mjeti. Në foto ai tregon edhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit.
Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.
AlbaniaWeb.net