Vrasja e Klaudio Prendit, zbardhet dëshmia e policëve që ishin shokë me viktimën! Gjendet arma e krimit
Janë marrë në pyetje shokët e Klaudio Prendit, 28-vjeçarit i cili mbeti i vrarë nga një atentat ditën e djeshme pas mesnate.
Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se shokët e tij, të cilët janë edhe efektivë policie, kanë deklaruar se ishin më te para se të ndodhte ngjarje, por nuk ishte i shqetësuar dhe nuk ka treguar për ndonjë problem.
Ata kanë treguar se qëndruan së bashku për rreth dy orë në një bar kafe në zonën e Xhamllikut në Tiranë, e më pas kanë lëvizur në drejtime të ndryshme.
“Kur po shkonim te makinat tona, dëgjuam për ngjarjen, nuk pamë asgjë”, kanë deklaruar miqtë e tij.
Gjatë kontrollit të makinës qe u dogj në Farkë , efektivët kanë gjetur edhe armën e llojit pistoletë.
Grupi i hetimit ka disa pista, ndërkohë që nuk është marrë ende dëshmia e ish-gjyqtarit, babait të viktimës.
Sot 28-vjeçarit Klaudio Prenga i jepet lamtumira e fundit.
AlbaniaWeb.net