Akuza e Prokurorisë për Halilin dhe klubin e Tiranës, zbulohet vendimi i gjykatës
Çështja ku përfshihen Refik Halili, KF Tirana dhe akuzat për evazion fiskal ka një tjetër etapë, ndërkohë që seanca e parë u mbajt sot.
Prokuroria e Tiranës akuzon presidentin e bardhebluve për evazion fiskal, por Gjykata e ka rrëzuar kërkesën. Kështu çështja e prokurorisë pushohet dhe bien akuzat ndaj Halilit dhe klubit të Tiranës.
Rikujtojmë që drejtuesi i bardhebluve, prej korrikut po lufton me prokurorinë për të pastruar emrin e tij nga akuzat e organit të procedurës.