Apeli riktheu për gjykim dosjen e Moisi Habilajt, nis gjyqi në Gjykatën e Posaçme ndaj tij dhe tre të tjerëve
Rinisu sit në gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor ndaj Moisi Habilajt dhe tre të pandehurit e tjerë, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.
Në prill 2023 Apeli i Posaçëm e ktheu çështjen për rigjykim, por me tjetër trupë gjykuese. Apeli i posaçëm ka konstatuar shkelje procedurale gjatë fazës së gjykimit në mungesë.
Në shkallë të parë ata u dënuan Moisi Habilaj me 15 vjet heqje lirie, ndërsa Nezar Seiti, Maridjan Sulaj dhe Fatmir Minaj me nga 13.6 vjet secili. Për të katër të dënuarit është aplikuar gjykimi i shkurtuar dhe ata do të përfitojnë uljen e e 1/3 së dënimit.
Vendimi i shkallës së parë që u prish nga Apeli
Moisi Habilaj – 15 vjet burgim -10 për shkak të gjykimit të shkurtuar
Nezar Sieti – 13 vjet burgim – 9 për shkak të gjykimit të shkurtuar
Meridian Sulaj – 13 vjet burgim – 9 për shkak të gjykimit të shkurtuar
Fatmir Minaj – 13 vjet burgim – 9 për shkak të gjykimit të shkurtuar
AlbaniaWeb.net